Seminar per Mesuesit e Medreseve

Më datë 25 janar 2014 , pranë shkollës së mesme medrese “ liria “ elbasan, fondacioni arsimor “sema” me qendër në tiranë, në vazhdën e traditës së saj, organizoi mbledhjet e departamenteve lëndore për muajin janar 2014.
Në këtë seminar ishte i pranishëm zëvëndës drejtori i fondacionit hüseyin yilmaz dhe drejtori i shkollës së medresesë së elbasanit yakup şahin.
Në këtë seminar morën pjesë mësuesit e lëndëve gjuhë e letërsi shqipe si dhe të lëndëve histori,gjeografi dhe qytetari të medreseve tiranë,elbasan,kavajë,korçë,berat.
Seminaristët si fillim i përshëndeti zotni hüseyin yilmaz, i cili vuri në dukje arritjet e deri tanishme dhe theksoi dixhitalizimin e proçesit mësimor me objekt përdorimin e metodave bashkëkohore në proçesin e mësimdhënies.
Më pas seminari i vazhdoi punimet i ndarë në dy seksione sipas departamenteve lëndore.
Seksionet u ndalën në çështjet thelbësore për rritjen e nivelit dhe cilësisë në lëndët përkatëse dhe u lanë detyra për muajt pasardhës.
Në vazhdim të kualifikimit të mëtejshëm dhe të shkëmbimit të eksperiencave u la që seminari tjetër të zhvillohet pranë medresesë së tiranës gjatë muaqjit mars 2014.

 

Seminar per Mesuesit e Medreseve (8) Seminar per Mesuesit e Medreseve (7) Seminar per Mesuesit e Medreseve (5) Seminar per Mesuesit e Medreseve (4) Seminar per Mesuesit e Medreseve (3) Seminar per Mesuesit e Medreseve (2) Seminar per Mesuesit e Medreseve (1)