Seminar sensibilizues

Drejtori i shkollës sonë Habib Kahraman përpara pak kohësh bëri një vizitë në Komisiaratin e Policisë së Beratit dhe atje u takua me shefin e komisariatit, Gazmend Demrozi. Pas një bashkëbisedimi miqësor, drejtori i shkollës i kërkoi shefit të komisariatit zhvillimin e një seminari sensibilizues me tematikë alkooolin, duhanin dhe drogën; shkaqet, efektet, pasojat dhe se çfarë parashikon ligjigji për abuzuesit dhe shkelësit e ligjit. Përfaqësuesit e policisë u treguan të gatshëm për bashkëpunim.
Seminari u zhvillua më 19.11.2014 në mjediset e Medresesë sonë. Të pranishëm në këtë seminar ishin shefi i komisariatit, Gazmend Demrozi, shefi i qarkullimit rrugor, Ilirjan Lalaj dhe shefi rendit, Idriz Daulle.
Në pjesën e parë të seminarit u analizuan shkaqet dhe pasojat që vijnë nga përdorimi i alkoolit, duhanit dhe drogës, si dhe çfarë parashikon ligji për abuzuesit me këto lëndë. Nxënësit ndoqën me interes seminarin, duke bërë pyetje të ndryshme rreth paqartësive që ata kishin rreth kësaj teme.
Gjithashtu me interes u ndoq në pjesën e dytë të seminarit edhe referimi i shefit të qarkullimit rrugor, Ilirjan Lalaj, i cili shpjegoi dhe kërkoi nga të gjithë, por sidomos nga nxënësit që zotërojnë lejen e drejtimit të automjeteve, që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor.
Në fund drejtori i shkollës falenderoi përzemërsisht përfaqësuesit e lartë të policisë së Beratit për bashkëpunimin.

Seminar sensibilizues (1) Seminar sensibilizues (2) Seminar sensibilizues (4) Seminar sensibilizues (5) Seminar sensibilizues (6) Seminar sensibilizues (7) Seminar sensibilizues (8)