Seminar trajnimi në Medresenë e Tiranës

Në kuadër të aktiviteteve të shumëllojshme të organizuara në Medresenë e Tiranës, Medreseja e Tiranës në bashkëpunim me shkollen 9 vjeçare “Skënder Çaçi” organizuan një seminar trajnimi për nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta dhe 12-ta.

Ky seminar u mbajt nga Znj: “Eli Zadeja” drejtoreshë e shkollës 9 vjeçare “Skënder Çaçi”, njëkohësisht dhe mesuese matematike në këtë shkollë.

 

Në këtë seminar u trajtuan tre module trajnimi me temat e drogave të lehta si:

  • Duhani
  • Alkooli
  • dhe Marijuana

 

Qëllimi i këtij seminari ishte që nëpërmjet një edukimi të frytshëm nxënësit të njohin efektet negative të këtyre drogave dhe të jenë të aftë të mbrojnë vetveten prej tyre.

 

Në këtë seminar u shqyrtuan në mënyrë të hollesishme:

  • shkaqet që shtyjnë adoleshentet të fillojnë përdorimin e ketyre drogave të lehta,
  • pasojat fizike, psikologjike, dhe shoqërore që sjell perdorimi i tyre tek perdoruesit,
  • si dhe cilat janë rrugët per t’u mbrojtur prej tyre.

 

Seminari u zhvillua në formen e një bashkëbisedimi dhe një aktivizimi të të gjithë pjesmarësve.

Konkluzioni që u nxor nga ana e nxënësve nga ky semiar mund të përmblidhet në shprehjen: “Parandalimi i sëmundjes është shumë herë më mirë se kurimi i saj”.

 

Medreseja e Tiranës në kuader të larmitetit të aktiviteteve të saj do të ketë kënaqesinë të njoftojë lexuesit dhe për aktivitetet në të ardhmen./Fondacioni sema/