Seminari “Higjiena dhe Shendeti”

Medreseja e Beratit ne bashkepunim me Drejtorine Rajonale te Shendetesise Berat organizuan nje seminar me temen `Higjiena dhe Shendeti.

Nendrejtoresha Teknike  e DRSH’se Berat, Marsela Stavri prezantoi nje program me temen `Higjiena Individuale`. Nxenesit treguan  interes dhe moren pjese ne bisede.

Me pas Psikologja ne zyren e Edukimit Shendetesor prane DRSH`se Berat, Greta Oboni prezantoi temen `Droga, Duhani dhe Alkooli`. Pati nje interes te madh nga nxenesit pasi eshte nje teme aktuale.

Pas seminarit Drejtori i Shkolles Tolga Kazan ftoi ekipin e DBRSH`se per nje koktejl, ku paten mundesi te njiheshin nga afer. Pasi Drejtori falenderoi ekipin, u diskutua per shkollen. Palet rane dakort qe  bashkepunimi do te vazhdoje ne tema te tjera.

05/10/2012