Shahistëve të suksesshëm ju dhanë çmimet

Medreseja e Kavajës organizoi turneun e shahut për shkollat nëntë vjeçare të rrethit të Kavajës. Ndeshjet u luajtën sipas kalendarit të vendosur nga drejtuesit. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga shkolla të ndryshme të qytetit. Në përfundim të këtij kampionati, u renditen si fitues: në vendin e parë Ibrahim VRAPI “ Shkolla Rilindja”, në vendin e dytë Franko TEREZIU “Shkolla Rilindja” dhe në vendin e tretë u rendit Franc MIHANI “Shkolla Fiqiri Kurti”. Për fituesit u ndanë  çmime simbolike: vendit të parë ju dhanë 10000 lek të reja, vendit të dytë 7000 lek të reja dhe vendit të tretë 5000 lek të reja.

SONY DSC SONY DSC SONY DSC