Aktivitet: Në Malin e Dajtit me Klasën 6

Nxënësit e klasave 6 A,B (djemtë) , me date 21.02.2013 pas mësimit dhe faljes së namazit të drekës, organizuan aktivitetin jashteshkollar-eskursion në malin e Dajtit. Interesante ishte ngjitja me teleferik, për disa nxënës ishte hera e parë. Ndonëse binte shi, nxënesit nuk e ndjenin nga lojrat qe organizuan veçanërisht me topa bore. Kënaqësia shprehej në humorin dhe fytyrat e tyre të qeshura. Nxënësit shoqërohen nga mësuesit kujdestarë Ünal Gönül dhe Afrim Sezairi. Ishte një aktivitet që do mbetet në kujtesën e nxënesve për të vazhduar me aktivitete të tjera.