Shëtitje në Kosovë me drejtorët e shkollave 9-vjeçare Berat
Me afrimin e festave të 7-8 Marsit, Medreseja e Beratit u bë nismëtare dhe organizatore e një shëtitje njëditorshe në Kosovë. Në shëtitje morën pjesë stafet drejtuese të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Beratit. Nisja u bë herët në mëngjes nga Berati. Pas pushimit të shkurtër dhe mëngjesit në Medresenë e Kavajës, rruga vazhdoi për në Kosovë. Qytetet që u vizituan në Kosovë ishin Prishtina dhe Prizreni, dhe të dyja këto qytete lanë mbresat e veta tek vizitorët. Pa dyshim Prizreni ofroi më shumë për të parë dhe për tu mbajtur mend: vizita tek Lidhja e Prizrenit, shëtitja buzë lumit, dyqanet etj. Pas një dite pak të lodhshme por të bukur, kthimi në Berat ishte me mbresa të mira dhe me një atmosferë të bukur.