Shëtitje në malin e Shpiragut

Në datën 10 Shkurt në orën 14:00, medreseja e Beratit organizoi një ekskursion, në malin e Shpiragut. Të gjithë nxënësit morën pjesë në këtë aktivitet. Rruga ishte pak e lodhshme dhe pak e gjatë, por përsëri nxënësit ishin të gëzuar dhe të lumtur. Udhëtimi zgjati gati një orë. Me ta u bashkuan të gjithë mësuesit, gjithashtu edhe drejtori i shkollës. Për të kaluar kohën nxënësit bisedonin me njëri tjetrin dhe bënin humor. Gjatë udhëtimit panë malet e larta të cilët ishin të mbuluar me një shtresë bore, dhe ishte një pamje e mrekullueshme. Pasi arritëm në fshatin e vogël të sinjës, panë se shtëpitë ishin të mbuluar me një shtresë të lehtë borë, dhe tokat përeth ishin të mbuluara me borë. Nxënësit ishin të lumtur dhe të gëzuar sa filluan të luanin me njëri tjetrin me topa bore, gjithashtu edhe mësuesit. Ata kaluan shumë bukur ne këtë udhëtim, dhe do ta kujtojnë sa herë që stina e dimrit të kthehet tek malet e larta të mbuluara me borë.
Shetitje ne malin e Shpiragut  (2) Shetitje ne malin e Shpiragut  (3) Shetitje ne malin e Shpiragut  (4) Shetitje ne malin e Shpiragut  (5) Shetitje ne malin e Shpiragut  (8) Shetitje ne malin e Shpiragut  (9) Shetitje ne malin e Shpiragut  (10)