Shëtitje në Turqi me Drejtorët e Shkollave 9- vjeçare Berat

Mbresat e nje udhetimi qe te bejne te mendohesh…

Secili prej nesh ka te drejte te enderroje. Dhe ne endrra njeriu shkon larg, shume larg. Edhe une kam enderruar dhe kam shkuar larg, madje edhe ne Turqi. Por, kjo nuk ishte me enderr. Vizita ishte ne kufijte ku takohet endrra me realitetin, mbi te gjitha ishte mision, sepse tashme nuk isha me vetem ne emrin tim, isha ne emer te familjes sime, ne emer te nje kolektivi mesuesish, ne emer te nxenesve qe presin te marrin te renë e dites.

Une falenderoj zotin qe me perzgjodhi te jem pjese e ekipit turistik.

Shpesh ju them femijeve te mi qe “Jeni me fat, sepse keni kete mundesi shkollimi, prandaj sherbejini vetes.“,me aq pak njohje persa kam patur. Gjate dites se vizites sone ne Turqi kam kuptuar qe njerezit (mesuesit) me te cilet kane te bejne femijet e mi, jane nga ata qe sa me shume ti njohesh, aq me shume bindesh qe ke bere zgjedhjen e duhur.

Por, le te kalojme perseri tek udhetimi.

Nje udhetim ku surprizat nderthureshin me njera-tjetren dhe qe do te duheshin faqe te tera per ta pershkruar. Secili prej nesh mori maksimumin duke perjetuar gjithcka qe pame e prekem. Ndoshta e tepruam me pyetje, kerkesa e qenien kureshtar,por ne syte e shoqeruesve tane nuk e pame asnjehere lodhjen a merzine ,ndaj shpesh thoshim me njeri-tjetrin: “Boll, se e tepruam!” Ne kemi pyetur pafund, kemi folur pafund, kemi qeshur pafund, por… dhe jemi kenaqur pafund.

Do te vecoja kenaqesine qe ndjehu Klodi, sepse arriti te falej ne Xhamine Blu, nuk ndodh shpesh keshtu. Irma kishte shkuar disa here ne Turqi, por “ky udhetim qe shume shpirteror” ,thote ajo, sepse asnjehere askush nuk fal kaq gjera sa mesuam ne. Kuptuam qe themelet e forta te shtetit jane pikerisht tek besimi, humanizmi, perkushtimi, puna. Njerezit e bejne vendin, apo vendi ben njerezit ??? Cfare eshte ?,-thoshim ne.

Kur gjithcka funksionon ne kufijte e perfektes keshtu eshte, te bejne te mendohesh. Ekipi yne shtron pyetjen : Po ne, e bejme mire detyren tone? Si prind, si mesues, si qytetare, si drejtues…

Faleminderit, o njerez, qe ne bête te mendohemi.

Dhurata Gojka

Drejtoresha e Shkolles 9-Vjeçare “Uznove” Berat