Shkencë, nxënësit shqiptarë të Medresesë fitojnë olimpiadën në SHBA (Shekulli)

tiran (15)

Nxënësit e Medresesë së Tiranës, Enes Hyka dhe Mehmet Demirxhan janë dy “shkencëtarët” shqiptarë që kanë fituar çmimin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare “I SWEEP 2013”, në fushën e projekteve inxhinierike e mjedisore për energji botërore të qëndrueshme.

Kjo olimpiadë u organizua në datat 8-13 maj në Hjuston, Teksas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Reduktimi i radiacionit dhe forcimi i izolimit termik dhe zanor duke përdorur mbetjet e baterive”, është projekti i medresistëve shqiptarë që u rendit i pari ndër 500 projekte pjesëmarrëse nga 70 vende të ndryshme të botës.

Pavarësisht moshës fare të re, ata kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë e tyre në përgatitjen dhe zhvillimin e projektit.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=23864&kat=104