Shkolla 9 Vjeçare “Agimi” Maliq Viziton Medresenë e Korçës
Medreseja e Korçës mirëpriti nxënësit e klasave të 9-ta dhe mësues të shkollës 9-vjeçare “Agimi Maliq”. Ata vizituan ambientet e shkollës dhe ndoqën një program të përgatitur nga nxënësit e Medresesë. Programi kishte në brendësi eksperimente, demonstrime e lojëra të ndryshme, të cilat krijuan një atmosferë të këndshme për pjesëmarresit.