Shkolla medreseja liria Cerrik zhvilloi sot nje aktivitet me vlera shkencore (FOTO LAJM)

Medreseja  Liria në Cërrik zhvilloi një aktivitet shkencor në Pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan, ku nxënës të kësaj medreseje dhe të shkollave 9 vjeçare të qytetit paraqitën mbi 35 eksperimente të ndryshme shkencore  në fushën e fizikës, matematikës, kimisë, biologjisë. Informatikës, etj.

Të ftuar në këtë aktivitet ishin drejtorë, mësues e nxënës nga qarku i Elbasanit, prindër e të ftuar të tjerë. Gjithashtu në këtë aktivitet morë pjesë edhe rektori i Universitetit Hëna e Plotë – Bedër, kryetari i Bashkisë Elbasan zoti Qazim Sejdini ,drejtoresha e Zyrës së Arsimit Peqin zonja Ildize Salla.

 Aktiviteti u  përshëndet nga kryebashkiaku zoti Qazim Sejdini, drejtresha e ZAP, Ildize Salla si dhe kancelari i Universitetit Beder Fatih Ufuk  Bağcı.

 Aktiviteti në fjalë u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit midis shkollave, për angazhimin e talenteve, në shërbim të punës kërkimore shkencore.  Aktiviteti u zhvillua më 24 Prill 2012, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Arsimit  dhe bashkinë Elbasan  dhe u pasqyrua gjerësisht në mediat lokale dhe ato qendrore.