Shkollat Mike Në Javën e Anglishtes Në Medresenë e Tiranës
Ditën e mërkurë dhe të premte miqtë e javës së anglishtes ishin shkollat 9-vjecare të Tiranës. Të ftuarit patën mundësinë të përjetojnë atmosferën e kësaj jave. Ata u pritën me një program në sallën e konferencave që u organizua nga nxënëset e Medresesë, tërësisht në gjuhën anleze.
Programi u përqëndrua në disa pika kryesore si paqja, dashuria, toleranca dhe mirëkuptimi.
Nxënësit miq shëtitën gjithashtu edhe katin e tretë të shkollës ku u njohën nga afër me objektet dhe personalitetet më të rëndësishëm të Britanisë së Madhe dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe me disa nga kulturat e këtyre vendeve.