Shpërndahen dëftesat për nxënësit e shkollës 9-vjecare

Pas një pune të gjatë disa javorshe, nxënësit e shkollës 9-vjecare në medresenë e Tiranës morën deftesat e tyre semestrale. Gjatë ceremonisë u bë dhe shpërndarja e fletëve të lavdërimit për nxënësit më të dalluar të cilëve iu dhanë edhe çmime. Ndërsa nxënesit e shkollës së mesme do të vijojnë mësimin si zakonisht.Edhe pse mësuesit u shprehën të kënaqur në lidhje me arritjet dhe mesataret e nxënësve, këshillat e tyre në lidhje me mbajtjen në kontakt me librat edhe gjatë pushimeve nuk munguan si gjithmonë. Së bashku me rezultatet e tyre nxënësit morën edhe disa ditë pushime për tu rikthyer me pas me fuqi dhe energji të reja.

Urojmë dhe shpresojmë që nxënësit tanë me punën e tyre të pa kursyer të arrijnë rezultate akoma edhe më të larta në semestrin e dytë.

Shperndahen_deftesat_per_nxenesit (4) Shperndahen_deftesat_per_nxenesit (5) Shperndahen_deftesat_per_nxenesit (7) Shperndahen_deftesat_per_nxenesit (8) Shperndahen_deftesat_per_nxenesit (10)