Shpresa

Im bir që ndjek shkollën fillore, solli në shtëpi njërin nga shokët e tij të ngushtë. Kur i mbaruan detyrat, iu afrova dhe e pyeta mysafirin e vogël:

– A ke biçikletë? Pushimet po afrojnë.

Dukej sikur nuk i interesonte shumë pyetja ime.

– Mami më tha se tani për tani nuk kemi para të mjaftueshme për këtë, – m’u përgjigj. – Me siguri që më vonë mund ta blejmë.

Këto fjalë të vogëlushit tregonin besimin se gjendja e tyre ekonomike do të përmirësohej për një kohë të shkurtër. Sidomos ajo shprehja “tani për tani” përmbante gjurmët e një bindjeje të plotë.

Më vonë e takova në park. Ishte përkulur dhe po shikonte milingonat në bar. Kur më vuri re, iu afrova dhe e pyeta nëse shkonte apo jo me babanë në shkollë.

– Babai im është në spital, sepse ka pësuar aksident, – më tha. – Tani për tani shkoj vetëm në shkollë.

E pashë sërish një javë përpara pushimeve verore. Ishte veshur shumë pastër dhe i kishte ndarë flokët anash. E përkëdhela në faqe dhe i thashë:

– Sot qenke veshur shumë mirë. Po shkon të shikosh babin?

Vogëlushi buzëqeshi lehtë dhe fjalët që tha më pas, ushtuan në veshët e mi duke ekspozuar gjithë bukurinë dhe favoret e besimit, që e bën jetën e kësaj bote të tillë që “ia vlen për të jetuar”.

– Nuk po shkoj në spital, zotëri! Babai vdiq, tani për tani nuk do ta shoh.

/Xhynejd SuaviDrita Islame/

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *