Shqipëria, medalje ari në olimpiadën ndërkombëtare në SHBA *(Gazeta Start)

tiran (10)

Dy nxënës të medresesë së Tiranës, “H. Mahmud Dashi”, kanë fituar medalje ari në Olimpiadën Ndërkombëtare të Projekteve Inxhinierike e Mjedisore për Energji Botërore të Qëndrueshme (I-SWEEP 2013) të mbajtur në Hjuston (Teksas) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

 Olimpiada ndërkombëtare u mbajt në datat 8-13 maj 2013 dhe në të u paraqitën mbi 500 projekte nga 70 vende të ndryshme të botës.

Në këtë Olimpiadë Medreseja “H. Mahmud Dashi” e Tiranës u paraqit në kategorinë mjedisore me Projektin “Reduktimi i radiacionit dhe forcimi i izolacionit termik dhe zanor duke përdorur batëritë e hedhura”, i përgatitur nga nxënësit Enes Hyka dhe Mehmet Akif Demircan.

Me këtë projekt të përgatitur nën udhëheqjen e mësuesit të fizikës, Fatih Karaosmanollu, dy nxënësit fituan çmimin e parë dhe u nderuan me medalje ari./Start/

http://www.gazetastart.com/index.php?p=hg&hid=10576