Shtëtitje në Qytetin e Korcës

Prej kohësh po mendonim të bënim një eskursion. Pasi biseduam me mësuesin kujdestar vendosëm të shkojmë në Korçë. Edhe pse dita e verës zyrtarisht kishte ardhur, në Korçë akoma bënte dimër. Në Korçë mbërritëm në darkë. Shëtitëm pak qytetin e Korçës. Ishte një qytet shumë i bukur.

Të nesërmen u nisëm për në Dardhë të Korçës. Atje kishte shumë borë dhe ishte një vend ideal për të bërë ski. Me të mbërritur te kampusi i skive, të gjithë morëm kostumet e skive, këpucët e skive dhe skitë. Pronari i tyre po na mësonte se si duhet t’i përdorim. Për disa nga ne ishte hera e parë që bënim ski. Në fillim pothuajse të gjithë filluam të rrëzoheshim. Ishte shumë e vështirë të mbaje ekuilibrin. Por me kalimin e kohës filluam të mësoheshim. Nga xhiroja në xhiro ngjiteshim më lart për tu nisur. Ishte një sport shumë i këndshëm dhe terheqës. Të gjithë u kënaqëm shume. Askush nuk donte të largohej nga ai vend aq i bukur. Por ne duhet të ktheheshim në Tiranë, kështu që u larguam. Të gjithë me të hipur në furgon i zuri gjumi. Të gjithë ishin të lodhur por edhe shumë të kënaqur. U larguam me premtimin se do të shkonim përsëri. Për të gjithë ne ishte një nga eskursionet më të mira dhe nga më të paharruheshmit.