Spartakiada e Shkollave të Mesme Berat
Me datë 02.05.2014 u zhvillua Spartakiada e Shkollave të Mesme, ku Medreseja e Beratit mori pjesë në futboll për djem. Morën pjesë tetë shkolla të mesme, ku u hodh shorti me përfaqësuesit e shkollave, dhe nga ky short doli dhe kalendari i ndeshjes.
Medreseja e Beratit u ndesh me shkollën e Bashkuar “Syzezë” dhe fitoi me rezultatin 3-1. Ndeshjet u zhvilluan me sisteme eliminimi, ku në gjysëm finale, Medreseja e Beratit u ndesh me shkollën e mesme Artistike “Ajet Xhindole”. Koha e rregullt mbaroi me rezultatin 1-1, dhe rezultati i ndeshjes u zgjidh nga gjuajtjet e penalltive, ku fituam 2-1.
Ndeshja finale luhet me datë 09. 05. 2014 në stadiumin e ri, me shkollën e Mesme “Babë Dudë Karbunara”.
Suksese…