Stresi dhe depresioni zvogëlojnë trurin

Universiteti i “Yale” në Shtet e Bashkuara ka kryer një studim, rezultatet e të cilit konstatonin se depresioni dhe stresi që zgjasin për një kohë të gjatë çojnë në reduktimin e vëllimit të trurit.

Studiuesit që ndërmorën këtë studim përsipër, me në krye prof. Ronald Duman, u përpoqën të përcaktonin se në ç’mënyrë ndikojnë në trurin e njeriut, stresi i vazhdueshëm dhe depresioni.
Pas kryerjes së studimit, u arrit në përfundimin se në këto gjendje ndodh humbja e pjesshme e lidhjeve të kontaktit mes qelizave të veçanta të trurit.
“Truri thjesht tkurret, duke humbur gjatë kësaj kohe një sasi të konsiderueshme të lidhjeve të brendshme”, tha prof. Ronald Duman.
Shkurtimi i numrit të kontakteve ndërmjet qelizave të trurit shkakton gjithashtu rënien e përgjithshme të aftësisë e tij për të përpunuar informacionin e marrë.
Kështu, duke qenë në depresion të rëndë apo stres të vazhdueshëm, një person humbet aftësinë për të reaguar në mënyrë adekuate ndaj ndryshimeve në botën që e rrethon.

(Start/E.G.)

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *