Sukseset e Medreseve në Amerika
Në datat 28 prill – 4 maj 2014 në Houston, Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvillua Olimpiada Ndërkombëtare e Projekteve Inxhinierie e Mjedisore për energji botërore të qëndrueshme (I-SËEEP 2014) ku u paraqitën mbi 380 projekte të 70 vendeve të ndryshme të botës.
Nxënësit e Medresesë Hafiz Ali Korça Kavajë, Julian Ostaku dhe Donald Tafa së bashku me mësuesin e tyre Salih Ergun ja arritën që të fitojnë medalje argjendinë konkursin e rëndësishëm ndërkombëtar I-SWEEEP 2014 të organizuar në Huston,USA.
Medreseja e Tiranës u paraqit në kategorinë mjedisore me projektin “Metoda të reja për reduktimin e depërtimit të radiacionit ”, i përgatitur nga nxënësit Erald Fezullau dhe Erion Rika.
Nxënësit e mësipërm, të drejtuar e ndihmuar nga mësuesi i fizikës Z. Dorian Burrnazi dhe të mbështetur nga drejtoria e Medresesë fituan vendin e tretë dhe u nderuan me medalje bronzi.