Surprizë për nxënësit e klasave të X-ta

Në kuadër të 7 Marsit, Festës së Mësuesit, mësuesit kujdestar të klasave të X-ta (A-B), respektivisht Gentjan Lami dhe Ermal Hamza, përgatitën një surprizë të këndshme për nxënësit e tyre; një tortë me urimin “Urime 7 Marsin”.
Mësuesit shprehën falënderimin që këta nxënës janë tashmë pjesë e jetës së tyre dhe pohuan se pa ata – nxënësit – kjo ditë nuk do të kishte kuptim. Kësaj feste të vogël iu bashkuan edhe mësues të tjerë.
Mes përqafimesh, edhe nxënësit uruan mësuesit për 7 Marsin.

Surprize per nxenesit e klasave te X-ta 06.03 (1) Surprize per nxenesit e klasave te X-ta 06.03 (3) Surprize per nxenesit e klasave te X-ta 06.03 (4) Surprize per nxenesit e klasave te X-ta 06.03 (5) Surprize per nxenesit e klasave te X-ta 06.03 (7)