Ta pastrojmë Beratin në një ditë
Në kuadër të nismës “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë”, nxënësit e klasave të X-ta të Medresesë së Beratit kanë kontribuar në pastrimin e mbeturinave dhe në promovimin e një mjedisi të pastër.
Pastrimi i mbeturinave dhe sensibilizimi i njerëzve nisi në mjediset afër shkollës, më pas vazhdoi deri në oborrin e Xhamisë së Mbretit. Pjesë e kësaj nisme e nxitur nga Bashkia Berat ishin edhe mësuesit e shkollës.