Takim i Drejtorit të Medresesë me Kryetarin e Gjykatës së Rrethit Berat

Ditën e martë më datë 10.02.2015, Drejtori i Medresesë së Beratit i bëri një vizitë kortezie Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Berat. Bashkëbisedimi ishte shumë miqësor dhe u fol për tema të ndryshme që prekin arsimin dhe edukimin e brezit të ri. Kryetari i Gjykatës shprehu vlerësimin për punën që bëhet me të rinjtë në Medresenë e Beratit. Ndërsa Drejtori i Medresesë foli për projektet e realizuara deri tani nga Medreseja në fushën e arsimit gjithashtu edhe për projektet që shpresohet të realizohen në të ardhmen. Të dyja palët u ndanë me urimin që secili të japë kontributin e vet në edukimin e një brezi të shëndoshë e të denjë për popullin shqiptar.

Takim i Drejtorit te Medresese me Kryetarin e Gjykates se Rrethit (1) Takim i Drejtorit te Medresese me Kryetarin e Gjykates se Rrethit (3)