Takimi me Prinderit

Ditën e enjte më datën 31 Tetor u zhvillua mbledhja me prindërit për shkollën 9-vjeçare të Medresesë së Tiranës. Mbledhja filloi me një prezantim të shkurtër të aktiviteteve të zhvilluara në shkollë dhe jashtë saj. Më pas fjalën e mori drejtori Z. Ömer Çalış, i cili në fjalën e tij qëndroi mbi rëndësine e trekëndëshit prind-nxënës-mësues në aspektin e bashkëpunimit dhe mbi projektet arsimore dhe edukative tashmë të nisura dhe ato që planifikohen të nisin. Në fund të fjalës së drejtorit u ndanë çmime për nxënësit më të suksesshëm në prani të prindërve. Nxënësit që morën çmimet janë:

Elez Dauti (klasa e 9), Ilirjan Musallaj (klasa e 8), Risoldo Sula (klasa e 7-A), Enes Keta (klasa e 7-B), Munir Selimaj (klasa e 6).

Pas ndarjes së çmimeve, prindërit u takuan me mësuesit kujdestarë përkatës dhe diskutuan më në detaje për arritjet e deritanishme, problemet e mundshme dhe zgjidhjet si dhe synimet afatshkurtëra dhe afatgjata. Mbledhja, më pas vazhdoi me takimin e prindërve me të gjithë mësuesit individualisht. Shpresojmë që mbledhje të këtilla të jenë sa më të frytshme në aspektin e mbarëvajtjes mësimore dhe edukative të nxënësve si dhe në aspektin e bashkëpunimit prind-mësues.

 

takimi (1) takimi (2) takimi (3) takimi (4) takimi (5)