Takimi Tradicional me Maturantët
Stafi pedagogjik i Medresesë së Beratit sëbashku me maturantët e kësaj shkolle zhvilloi takimin tradicional. Pas një dreke të përbashkët, ku mësuesit dhe nxënësit shkëmbyen eksperiencat e tyre, të gjithë nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta përqafuan maturantët tanë.
Më pas, nxënësit ndoqën një videoklip ku shfaqeshin veprimtari dhe kujtime të tyre përgjatë rrugës tre vjecare (2013-2016).
Falenderojmë maturantët tanë që ishin pjesë e kësaj shkolle dhe u urojmë suksese në provimet e Maturës Shtetërore dhe në universitet.