Tani ne do të lexojmë vetë Kur’anin Famëlart!
Në medresenë Hafiz Ali Korça në Kavajë u organizua ceremonia për nxënësit e klasave të 10-ta të cilët kanë kaluar në leximin e Kur’anit Famëlartë. Në këtë program të organizuar nga vetë nxënësit ishin të ftuar Myftiu i qytetit të Kavajës , përfaqësuesi i Komunitetit Musliman z. Lauren Luli si dhe prindërit e vetë nxënësve. Në fund të programit u shpërndanë çertifikata për të gjithë nxënësit. Stafi i shkollës i uron të gjithë nxënësve që Kur’anin Famëlartë ta lexojnë sa më shumë dhe iu bëftë dritë dhe udhëzimë në çdo hap të jetës.