Programi për Kur’anin Famëlartë në medresenë e Elbasanit
Në medrese “ Liria ” në Elbasan u organizua ceremonia për nxënësit e klasave të 10-ta të cilët kanë kaluar në leximin e Kur’anit Famëlartë. Në këtë program të organizuar nga vetë nxënësit ishin te ftuar edhe prindërit e vetë nxënësve. Në fund të programit u shpërnda libri i “ Kur’anit ” për të gjithë nxënësit. Stafi i shkollës i uron të gjithë nxënësve që Kur’anin Famëlartë ta lexojnë sa më shumë dhe iu bëftë dritë dhe udhëzimë në çdo hap të jetës.