Teknologjia dhe ndikimi i saj tek adoleshentët
Teknologjia dhe ndikimi i saj tek adoleshentët ishte tema të cilën nxënësit e klasave të dhjeta në bashkëpunim me Ambasadën e ShBA-se në Tiranë zhvilluan ditën e sotme më datë 25.05.2014 në ambientet e Medresesë së Tiranës.
Në këtë program nxënës të ndryshëm nga klasat e 10 – A/B paraqitën projekte me tema të ndryshme. Këto projekte ishin të mbështetura mbi dobitë dhe dëmet që ka teknologjia mbi rininë në ditët e sotme. Nga nxënësit e këtyre klasave gjithashtu ishte përgatitur edhe një pjesë teatrale e cila fokusohej mbi shpërqendrimin e nxënësve gjatë orës së mësimit si pasojë e teknologjisë.
Në mbyllje të programit nxënësve të këtyre klasave në shenjë simbolike iu dha një çertifikatë mirënjohjeje nga koordinatori i këtij projekti Z. Shefqet SHYTI.