Ti duaje njeriun, mahnitu pas njerëzores

“Ti duaje njeriun, mahnitu pas njerëzores”, ishte ky programi artisik dhe kultuor që Medreseja e Tiranës organizoi, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i Medresesë, z. Ali Zaimi, theksoi se nëse do t’i referohemi mëshirës hyjnore apo mënyrës se si Zoti i trajton njerëzit atëherë do të kuptojmë se si duhet ne të sillemi me të tjerët. Sipas z. Zaimi, ka vetëm një rrugë dhe ajo është dashuria, e cila përmban në vetvete respektin, tolerancën dhe mirëkuptimin.

“Dashuria është faktori kryesor i thelbit të ekzistencës. Çdo qenie merr pjesë në një orkestër të madhe dashurie në univers, ndërsa ne njerëzit jemi të ftuar që të marrim pjesë në mënyrë të ndërgjegjshme në këtë simfoni. Kështu, kaq bukur e ka gatuar Zoti jetën, në krahët e dashurisë. Nëse pranojmë si etalon trajtimin që na bën Zoti, ne do të kemi mundësinë të sillemi më me dashuri e respekt ndaj njerëzve e ndaj të gjitha krijesave”, tha z. Zaimi ndër të tjera.

Drejtori i Arsimit në KMSH, z. Oltion Kola, u shpreh se Medreseja e Tiranës ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në promovimin e tolerancës, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare në vendin tonë. Sipas tij programe të tilla shprehin më së miri, frymën e dashurisë me të cilën po rritet brezi i ri.

Drejtori i Fondacionit Sema, z. Omer Çallësh, tha se arsimimi i duhur dhe një edukim i mire janë themeli i ndërtimit të një shoqërie pa dhunë, por me bashëjetesë në hamroni me gjithçka na rrethon, dhe – sipas z. Çallësh, – Medreseja e Tiranës po e kryen më së miri funksionin e saj.

Gjatë programit nxënësit e medresesë me anë të performancave të tyre, pjesëve teatrale, këngëve, poezive, minidramave e humorit, përcollën mesazhe dashurie, tolerance dhe mirëkuptimi.

Përpara programit u shtrua edhe një koktej për të ftuarit.

16 NËNTOR 2017

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *