Trajnim për Mbrojtje Ndaj Zjarrit!

Sot me dt: 02/12/2014, në medresenë Hafiz. Ali KORÇA u mbajt një trajnim i shkurtër për nxënësit nga instruktorë të zjarrëfikëses së qytetit të Kavajës.

Në këtë seminar të shkurtër nxënësit u njohën me mjetet që përmban zjarrëfikësja dhe me mënyrat se si duhet të veprojnë ata në rast zjarri.

Ky program në vazhdimësinë e tij pati edhe demonstrimin e zjarrëfikësve të cilët iu treguan nxënësve se si mund të shuhet zjarri në praktikë.

Ky program u realizua me qëllimin për t’iu dhënë nxënësve njohuri të përgjithshme rreth zjarrëfikëses dhe mënyrës se si ata duhet të reagojnë në rast zjarri.

SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC SONY DSC