“Tre Muajt E Begate” Programi I Zhvilluar Ne Medresene Liria Cerrik

Sot më datë 24.05.2013 në medresenë “Liria” Cërrik-Elbasan u zhvillua një program me temë: “tre muajt e begatë”. Në këtë program të organizuar nga zonjat e profesorëve, mbetën të kënaqur më shumë se 80 të ftuar.

Programi nisi me recitimin e Kur’anit Famëlartë dhe më pas u shoqërua me vjersha dhe ilahi të ndryshme. Zonjat kishin pregatitur me mjeshtëri të lartë edhe disa slajte të ndryshme në lidhje me temën e programit. Vjershët e recituara me ndjenjë, bënë të preken dhe të emocionohen të gjithë.

Në fund të programit, të ftuaret u suprizuan me pyetjet e ndryshme në lidhje me programin. Ato të cilët iu pergjigjën saktë pyetjeve, iu dhuruan nga një dhuratë simbolike. Pas programit për të gjithë të ftuarit u pregatit një drekë tepër e shijshme. Të gjithë mbetën të kënaqur nga programi duke falënderuar nga thellësia e zemrës të gjitha zonjat.cerrik (1) cerrik (2) cerrik (3) cerrik (4) cerrik (5)