Udhëtim për në Korçë

Prej kohësh na kishte munguar një atmosferë ndryshe në klasën tonë. Prej kohësh na kishte marrë malli për një udhëtim, për një ekskursion në të cilin do të harronim stresin e provimeve dhe do të përqafonim pushimin, relaksin dhe qetësinë shpirtërore që të fal një kohë e shpenzuar me shokë të mirë.
U nisëm të premten pas namazit të xhumasë. Të gjithë ne ,nxënësit e klasës 11A ,përveç të gjitha lutjeve që bën çdo njeri, I drejtuam Allahut (xh.sh) lutjen që udhëtimi ynë të kalonte sa më bukur. Dhe, me qa sa përjetuam, lutjet tona për një ekskursion të paharrueshëm u pranuan.
Rruga shkoi qetë sepse të gjithë ishim të magjepsur nga peisazhet me të vërtetë mbresëlënës  të natyrës së virgjër  të Shqiperise. Ndër faktorët e tjerë të një udhëtimi tërheqës ishin dhe bisedat e ngrohta me njëri-tjetrin apo me mësuesin kujdestar për eksperiencat më të hershme në qytete e vende të ndryshme brenda ose jashtë kufijve të Shqipërisë. Pamja që me të vërtetë na u ngulit në mendje ishte momenti kur ngjyrat e  veçanta  të perëndimit të diellit pasqyroheshin në mënyrë magjike në sipërfaqen e pafund të Liqenit të Ohrit.

tiran (1) tiran (2) tiran (3) tiran (4) tiran (5)