Universiteti Bedër, renditet i 4-ti ndër universitetet shqiptare

Universiteti Bedër ka shënuar ngritjen më të madhe krahasuar me institucionet e tjera universitare të përfshira në rankimin e organizuar nga Webometrics Ranking of World Universities” (Renditja e Universiteteve Botërore Webometric).

Në renditjen e publikuar në muajin dhjetor 2013, organizuar po nga Webometric, Universiteti Bedër zuri vendin e 5-të ndër universitetet më të mira në Shqipëri. Pas 7 muajsh, në renditjen e publikuar sot, Bedër ka zënë vendin e 4 ndër universitetet e vendit tonë, dhe universiteti i 2-të jo publik më i vlerësuar.

Renditjen e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://webometrics.info/en/Europe/Albania