Urimet e Kurban Bajramit (FOTOLAJM)

Medreseja e Beratit

Me Ardhjen e festes se Kurban Bajramit, si ne gjithe qytetet tjera edhe ne qytetin e Beratit u prit me shume gezim nga te gjithe populli dhe ne veçanti nga besimtaret e qytetit te Beratit.  Si vazhdim i tradites se viteve te meparshme, edhe kete vit Medreseja e Beratit ne bashkepunim me Myftinine e Beratit organizoi pritjet e Kurban Bajramit ne ambjentet e Medresese. Urimet e shumta te marra kete vit, u mirepriten nga vizitat e Kryetarit te Bashkise Z. Fadil Nasufi, Deputetit te Qytetit te Beratit z. Erjon Braçe, Kryatarit te Këshillit të Qarkut Berat z. Petrit Sinaj, Perfaqesuesve te Mitropolise se Beratit, Kryetarit te Partise Demokratike, Drejtuesit te Tarikatit Rufai, Drejtuesve te institucioneve ne pushtetin qendror dhe lokal, Perfaqesues te Shoqatave te qytetit te Beratit, gazetare, miq e te ftuar. Gjithashtu u mirepriten edhe urimet e qindra qytetareve e besimtareve te qytetit te Beratit.