Vendi i parë ne olimpiadën e informatikës

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Arsimit te Korçës, në Korçë Medreseja e Korçës mori çmimin e parë në olimpiadën e informatikës. Nxënësit tonë Liniada Heri dhe Anxhela Mullaj kanë kaluar me sukses fazën e II në olimpiadën kombëtare të informatikës dhe kane fituar të drejtën për të marrë pjesë në fazën e III në olimpiadën kombëtare të informatikës Korçë.