VIZITA E MEDRESESE SE TIRANES NE AMBASADEN AMERIKANE (FOTO LAJM)

Ne date 11 prill 2012, nje grup nxenesish bashke me drejtoret e medresese se tiranes Z. Hiqmet Patozi dhe Z. Kasim Ilhan duke ju pergjigjur fteses se bere, vizituan ambasaden e SHBA’se. Gjate vizites njera nga punonjeset e kesaj ambasade, drejtoresha e qendres se burimit te informacionit znj.

Matilda Vangjeli i informoi nxenesit ne lidhje me funksionin e kesaj zyre.  Pas kesaj u bisedua me ndihmes sekretarin Sean Whalen i cili dha informacion ne lidhje me programin e vizave dhe veçanerisht me vizat e nxenesve. Sefundmi u takua me drejtorin e zyres se ekonomise Nikhil Sudame  i cili informoi nxenesit e medresese per hapat qe jane hedhur  ne rrugen e rregullimit te lidhjeve ekonomike midis Amerikes dhe Shqiperise.

 Siç dihet ne data 8-9 mars, ne kuader te programit “2012 ore kunder urrejtjes” perfaqesueset kryesore  te SHBA’se, per bashkesine  muslimene znj. Farah Pandith dhe perfaqesuesja e antisemitizmit Znj. Hannah Rosenthal , vizituan Shqiperine.  Njera nga pjeset me te rendesishme te kesaj vizite ishte vizita e bere ne Medrersene e Tiranes ku zonjat shprehen qarte se ishin te impresionuara jashte mase  jo vetem nga aktiviteti me titull “Meshire Boterore”  ne gjuhen angleze te pregatitur me sukses  nga nxenesit e kesaj shkolle dhe nga pyetjet qe bene nxenesit pjesemarres ne mini panelin qe u zhvillua pas aktivitetit por edhe nga mendimi i nxenesve per meshiren dhe dialogun ndrefetare boterore. Pas programit zonjat u takuan me nxenesin qe lexoi ne program vargje nga kur’ani, me nxenesit dhe mesuesit qe kishin pregatitur programin madheshtore dhe i ftoi ata per te vizituar Ambasaden  Amerikane.