Vizita në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuar
Nxënëset e Medresesë së Korçës ,të shoqëruar nga mësuesit kujdestarë, kanë vizituar Qendrën e Personave me Aftësi të kufizuar të qytetit të Korçës. Nxënëset kanë kontribuar në ndihma monetare duke blerë në mënyre simbolike asortimente të përgatitura nga këta persona. Qëllimi i vizitës ishte që nxënësit të sensibilizohen me këtë shtresë të shoqërisë dhe njëkohësisht duke i nxitur dhe motivuar ata në vazhdimësinë e këtyre punëve në mënyrë që të ndihen të dobishëm ne shoqëri.