Vizitë e Drejtoreshës së Arsimit së Qarkut Tiranë
Ditën e mërkurë, në datën 19 Shkurt, Drejtoresha e Arsimit për qarkun Tiranë Znj. Eglantina Metani e shoqëruar nga pjestarë të drejtorisë arsimore vizitoi Medresenë e Tiranës.
Gjatë vizitës drejtoresha u njoh më nga afër me Medresenë dhe funksionimin e saj në aspektin arsimor. U fol edhe për bashkëpunime konkrete midis dy institucioneve duke përfshirë në projekte të ndryshme dhe shkolla të tjera me synimin e përhapjes së vlerave morale dhe edukuese në një rreth më të gjerë.
Pas bisedës frytdhënëse miqtë nga Drejtoria e Arsimit u njohën me ambientet e Medresesë duke vizituar klasat dhe laboratorët e ndryshëm ku nxënësit zhvillojnë mësimet.