Vizitë e Drejtoreshës së Arsimit së Tiranës në Medresenë e Tiranës
Znj. Mimoza Kuqi e shoqëruar nga pjestarë të DAR të Tiranës vizituan Medresenë e Tiranës. Ishte një vizitë frytdhënëse në aspektin shkëmbimit të ideve në lidhje me metodat dhe rrugët që duhen ndjekur për të pasur një arsim sa më cilësor. Përgjatë takimit drejtoresha e arsimit shprehu vlerësimin dhe konsideratën ndaj medresesë si institucion serioz dhe efektiv në edukimin dhe arsimimin e brezave te rinj, duke u dhënë atyre baza të forta morale dhe shkencore njëkohësisht. Gjatë bisedës me drejtorin e Medresesë, u diskutuan edhe plane për projekte të përbashkëta në një të ardhme të afërt, të cilat mund të kontribuojnë në rritjen e nivelit arsimor të shkollave tona.