Vizitë e Shkollës 9-vjeçare “22 Tetori” Berat
Të shoqëruar nga mësueset e tyre kujdestare, nxënësit e klasave të nënta të shkollës 9-vjeçare 22 Tetori bënë një vizitë në ambientet e Medresesë së Beratit. Nxënësit u njohën nga afër me ambientet e shkollës sonë, proçesin mësimor dhe me mësuesit e kësaj shkolle. Në fjalën e tij, drejtori i shkollës, z. Habib Kahraman, pasi prezantoi programin e Medresesë, falenderoi nxënësit për vizitën dhe shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me këtë shkollë.
Nxënësit ndoqën me kuriozitet projektet e përgatitura nga nxënësit e medresesë. Në fund, ata morrën pjesë në një koktejl.