Vizitë e Shkollës 9-vjeçare Uznovë në Medresenë e Beratit

Të shoqëruar nga drejtori i shkollës, z. Seit Dhëmbo, nxënësit e klasave të nënta të shkollës 9-vjeçare “Uznovë” bënë një vizitë në ambientet e Medresesë së Beratit. Pas një ore mësimi të hapur në gjuhën angleze, nxënësit u njohën nga afër me disa nga projektet e përgatitur nga nxënësit e Medresesë së Beratit.
Gjithashtu, nxënësit vizituan laboratorët e fizikës, kimisë dhe gjuhëve të huaja. Në fjalën e tij drejtori i Medresesë së Beratit, z. Habib Kahraman, falënderoi nxënësit për vizitën dhe shpjegoi sistemin e arsimit (mësimdhënies) në shkollën tonë.
Në fund, nxënësit morën pjesë në një koktejl modest ku edhe drejtori i shkollës 9-vjeçare Uznovë, z. Seit Dhëmbo, shprehu falënderimin e tij për mikpritjen.

Vizite e Shkolles 9vjecare Uznove ne Medresene e Beratit 07.03 (1) Vizite e Shkolles 9vjecare Uznove ne Medresene e Beratit 07.03 (2) Vizite e Shkolles 9vjecare Uznove ne Medresene e Beratit 07.03 (3) Vizite e Shkolles 9vjecare Uznove ne Medresene e Beratit 07.03 (4) Vizite e Shkolles 9vjecare Uznove ne Medresene e Beratit 07.03 (6) Vizite e Shkolles 9vjecare Uznove ne Medresene e Beratit 07.03 (8)