Vizitë e Shkollës 9-vjeçare “Zihni Toska” Berat

Të shoqëruar nga mësuesit e tyre kujdestar, nxënësit e klasave të nënta të shkollës 9-vjeçare Zihni Toska bënë një vizitë në ambientet e Medresesë së Beratit. Nxënësit u njohën nga afër me ambientet e shkollës sonë, proçesin mësimor dhe me mësuesit e kësaj shkolle. Në fjalën e tij, drejtori i shkollës, z. Habib Kahraman, pasi prezantoi programin e Medresesë, falenderoi nxënësit për vizitën dhe shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me këtë shkollë.
Nxënësit ndoqën me kuriozitet projektet e përgatitura nga nxënësit e shkollës sonë. Në fund, ata morrën pjesë në një koktejl.

02 03 IMG_8308 IMG_8320 IMG_8332