Vizitë Kryetares së Këshillit të Qarkut Korçë Znj. Ana Verushi
Ditën e mërkurë, drejtori i Medresesë Z. Sami Ikiz, bëri një vizitë te Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçë Znj. Ana Verushi. Drejtori i uroi Znj. Verushi suksese në ushtrimin e detyrës së re si Kryetare e Këshillit të Qarkut. Gjatë bisedës u fol edhe për problematika, aktualitete e zhvillime të fundit në arsim, tema në të cilat Kryetarja e Këshillit, me një të shkuar në fushën e arsimit, dha këshilla dhe mendime të vlefshme. Të dyja palët u ndanë duke uruar vazhdimësinë e bashkëpunimit midis dy institucioneve me projekte të ndryshme në të ardhmen.