Vizitë Në Akademinë e Arteve

Më datë 12.03.2013 medreseja e Tiranës organizoi një vizitë në Akademinë e Arteve për nxënëset që kanë talent në pikturë. Në këtë eskursion morën pjesë  15 nxënëse të shoqëruara nga disa mësues.Në Akademinë e arteve njerëzit na pritën shumë ngrohtë. Nxënësit u njohën me zhanere ne pikturë, sklupturë, tekstil, fotografi, punime diplomash të cilat ishin afishuar në ambiente të hapura. Rreth këtyre punimeve na shpjeguan pedagogë dhe studentë të pranishëm në momentin e vizitës. Nxënësit rreth pyetjeve që drejtuan u informuan me njohuri të reja.