Vizitë në Bashkinë Berat

Më 7 Shtator 2015, Drejtori i Medresesë së Beratit z. Ilyas Karagoz bëri një vizitë në Bashkinë e Beratit ku u mirëprit nga kryetari i ri i Bashkisë Berat z. Petrit Sinaj. Z. Ilyas Karagoz uroi kreun e Bashkisë Berat për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm për çdo bashkëpunim në të ardhmen. Ndërsa z. Petrit Sinaj uroi një vit shkollor sa më të mbarë dhe shprehu se të dyja institucionet do të vazhdojnë bashkëpunimin në të ardhmen.