Vizitë në jetimoren Zyber Hallulli

Nxënës të klasave të ndryshme nga Medreseja e Tiranës vizituan këtë javë fëmijët në jetimoren Zyber Hallulli. Së bashku me mësuesen Sulbie Aliu, nxënëset kaluan disa çaste me këta fëmijë.

Fëmijët dhe nxënëset vec momenteve të bukura që kaluan me njëri tjetrin, këta të fundit në shenjë simbolike u dhuruan edhe disa dhurata që kishin përgatitur.

Videot dhe disa foto të bëra në ambientet e jetimores u prezantuan gjithashtu në ambientet e medresesë në programin e organizuar me titull “Jemi dhe ne”. Në këtë program pjesëmarrës ishte edhe Z. Shefqet SHYTI, koordinator I Projektit “Jemi edhe ne – Në mbështetje të fëmijëve jetimë”, organizuar nga Ambasada e ShBA-së në Tiranë.

Vizie ne jetimoren Zyber Hallulli (2) Vizie ne jetimoren Zyber Hallulli (3) Vizie ne jetimoren Zyber Hallulli (6) Vizie ne jetimoren Zyber Hallulli (7) Vizie ne jetimoren Zyber Hallulli (8) Vizie ne jetimoren Zyber Hallulli (12) Vizie ne jetimoren Zyber Hallulli (14) Vizie ne jetimoren Zyber Hallulli (15)