Vizitë në Korçë
Më datë 22 nëntor zhvilluam një vizitë në qytetin e Korçës së bashku me drejtuesit e zyrës arsimore Kavajë, si dhe drejtuesit e shkollave të qytetit. Në mëngjes vizituam medresenë e Elbasanit “Liria”,ku dhe dashamirësisht na u ofrua mëngjesi i këndshëm. Pas kësaj ndaluam në qytetin e Lagushit, Pogradecin më Drilonin e tij mbresëlënës, për tu qetësuar buzë liqenit nën rrezet e ngrohta të diellit, sikur të ishte një ditë pranvere. Më pas mbërritëm në Korçë, qytetin e arsimit dhe kulturës ku zhvilluam një vizitë në medresenë H. Abdullah Zëmblaku ku mikpritja ishte e mrekullueshme. Në fund së bashku shëtitëm në bulevardin e famshëm të Korçës dhe malin e lartë hijerëndë të Moravës. Në kthim, lodhja ishte e pavlerë ndaj kënaqësisë së këtij udhëtimi.