Vizitë në Medresenë e Kavajës nga Drejtoresha e Zyrës Arsimore Durrës
09/01/2015 Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Durrës Znj. Lindita Muka bëri një vizitë në ambjentet e Medresesë së Kavajës bashkë me tre inspektore të arsimit. Ata panë nga afër ambjentet e shkollës. Drejtoresha u njoh me aktivitetet që janë zhvilluar dhe me planet që kanë për aktivitetet në të ardhmen. U fol rreth objektivave që ka shkolla me nxënësit për të ardhmen. Drejtoresha përgëzoi nxënësit dhe mësuesit për medaljet e marra në olimpjadat që janë zhvilluar në Amerikë dhe Azerbajxhan. Ky është një nder për shkollën tonë, dhe Ne si staf i shkollës jemi shumë të nderuar për këtë vizitë.