Vizitë në Turqi me Këshillin Bashkiak Berat 07-11.10.2013

Medreseja e Beratit organizoi një vizitë në Turqi ku morën pjesë kryetari i Bashkisë së Beratit z. Fadil Nasufi dhe disa nga anëtarët e Këshillit Bashkiak. Kjo vizitë pati takime zyrtare por edhe takime miqësore. Vizita zgjati katër ditë në Denizli dhe Stamboll. Një nga takimet zyrtare u zhvillua në qytetin Denizli me kryetarin e Bashkisë së Denizlisë z. Osman Zolan. Pas një mikpritje shumë të ngrohtë në zyrën e tij, kryetarët shkëmbyen mendimet se si mund të bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Në fund të këtij takimi kryetari i Bashkisë Denizli z. Osman Zolan i dhuroi kryetarit z. Fadil Nasufit një shtambë prej qelqi të punuar me dorë. Edhe kryetari i Bashkisë së Beratit z. Fadil Naufi i dhoroi z. Osman Zolan një album me fotografi të Beratit. Pas takimit në ambjentet e Bashkisë, të gjithë pjesëmarrësit morën pjesë në një drekë ku ishin të ftuar edhe biznesmenët që sponzorizojnë Medresenë e Beratit. Më pas u vizitua vendi i cili është kandidat për t’u futur në njërën nga mrekullitë e botës, në Pamukale. Gjithashtu u vizitua edhe një nga fabrikat me të mëdha të tekstilit në këtë qytet. Dita tjetër kaloi në Stamboll e cila filloi me vizitën në sheshin e xhamisë Blu (Sulltan Ahmetit). Pastaj u bë nje takim miqësor me kryetarin e përgjithshëm të fondacionit Sema në Turqi z. Mustafa Ozcan. Ne këtë takim z. Mustafa Ozcan tregoi për arsimin, edukimin dhe arritjet e shkollave turke në Shqipëri. Më pas kryetarët respektiv shkëmbyen dhurata. Të nesërmen, ditën e fundit të kësaj vizite, u vizitua Universiteti Suleyman Sah, i njohur si universiteti më i mirë në degët sociale.

berat (1)

 

 

berat (3) berat (4) berat (5)