Workshop në kuadër të projektit eTwinning

Ditën e premte, në ambientet e Medresesë së Beratit u mbajt workshop-i në kuadër të projektit eTwinning me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Drejtorisë Arsimore Rajonale Berat, drejtorëve dhe mësuesve të shkollave të DAR Berat.
Si fillim foli Znj. Ornela Koleka, Drejtore e TIK pranë MAS, e cila bëri prezantimin e projektit eTwinning për të pranishmit. Më pas, Z. Soklo Ymeri, Përgjegjës i TIK pranë MAS prezantoi më në detaje portalin eTwinning duke shpjeguar se si mësuesit mund të bëhen pjesë e eTwinning duke marrë pjesë me projektet e tyre ose duke bashkëpunuar me të tjerë. Pas pushimit dhe koktejlit fjalën e morën Znj. Bajame Allmeta, Specialiste e TIK në MAS dhe Znj. Elsona Papadhima, Specialiste e TIK në MAS të cilat folën përkatësisht për regjistrimin e një projekti në eTwinning dhe për TwinSpace. Në fund të prezantimeve, pjesëmarrësit patën mundësinë të sqarojnë paqartësitë ose të merrnin informacione shtesë në lidhje me projektin. Në përfundim të workshop-it, përfaqësuesit e MAS së bashku me pjesëtarët e DAR Berat na nderuan duke qenë të ftuarit për drekë në ambientet e menzës së Medresesë.

Workshop ne kuader te projektit eTwinning  (2)  Workshop ne kuader te projektit eTwinning  (4) Workshop ne kuader te projektit eTwinning  (7)